Tuesday, July 19, 2011

Kam frike te jetoj ne token e premtuar.

Politikanet jane njesoj kudo. Ata premtojne te ndertojne nje ure aty ku nuk ka lume

Kjo sigurisht eshte nje thenie e Nikita Hrushov, e cila duket se eshte krijuar apostafat per kta politikanet tane te "pacmuar" qe mezi i kemi.

Politika supozohet se eshte zanati i dyte me i vjeter ne bote dhe une se ckam nje dreq pershtypjeje qe nuk ndryshon shume nga ai i pari. Politika duhej te ishte shkenca me madhore e njerezimit (Platoni), duhej te ishte ajo qe do te rregullonte jeten e secilit prej nesh duke administruar shoqerine dhe duke shprendare te mirat materiale duke qene se nuk ka mjaftueshem per te gjithe dhe pambarimisht. Ne fakt nuk eshte absolutisht e vertete ajo qe thashe une, sepse politika ketu tek ne po shperndan te mira materiale dhe madje me shumice, por vetem nje grupi te aferm ama, nje klani apo nje tjetri qe i qendron afer partise ne pushtet dhe ai populli i shkrete atje, qe ka ulur ato politikane ne ate gosti diabolike nuk i mbetet gje tjeter vecse te veshtroje me keqardhje sesi fluturon e ardhmja e tij. I pafuqishem!

Sot (ose te pakten ketu tek ne) gjithcka po ndryshon. Njerezit po i marrin komedianet per seriozisht dhe politikanet per gadhate. Eshte jasht cdo lloj kufiri logjik ta mendosh qe ne keto 20 vjet demokraci kemi kaluar neper kaq shume zgjedhje vendore apo qendrore te cfaredolloji qofshin ato dhe ne prap nuk veme mend. Prap nuk kemi arritur nje standart Europian te pranueshem per te gjithe dhe te pakontestueshme. Akoma nuk ka nje humbes qe ti shterngoje doren “humbesit” tjeter dhe ta uroje. Nuk ka politikane te mire apo te keqij, kur behet fjale per politike nuk mund te jene gje tjeter vecse te keqij. Prandaj mos voto per kandidatin me te mire por  per ate qe ben me pak deme. Ose me mire...mos voto fare! E pse duhet ta besh? E majta sot, rezultatin e saj me te keq e ka patur ne zgjedhjet e ’92 afersisht 30% te votave, ndersa e djathta sot rezultatin e saj me te keq e kishte ne ’97 afersisht dhe kjo me 30% te votave. Jane ajo pjese militante e shoqerise qe cfaredolloj gjeje te beje forza politike qe ata perkrahin prap per ate do te votojne. Edhe sikur te vjedhin (sic kane bere), te shperdorojne (sic kane bere), te konfliktohen prap ata do te votojne. E gjithe lufta behet per kete 40% qe eshte faktori kyc i cili mund te jete vendimtari. E gjithe lufta behet per kete pjese te shoqerise e cila eshte me e paanshme, me mendjehapur dhe i jep mbeshtetjen asaj forze politike qe tregohet me afer probleme te qytetarit.

Po c’dyzet perqindesh zeza tani edhe sikur vetem dy shqipetare te votojne, pjesemarrja ne votime do te jete mbi 50% dhe kandidatet do te fitojne me shume diference midis tyre. Ku i gjeten? He pra ate them dhe une, por halli per te mbajtur karriken cnuk te ben mendosh.

Jo me kot e permenda pak me lart qe kemi kaluar neper shume adete zgjedhjesh dhe sa here ka patur zgjedhje kemi shpresuar e kemi shpresuar pa fund dhe asgje nuk ka ndodhur. Po ne keto te 8 majit? Asgje nuk ka per te ndodhur. Asgje nuk ka per te ndruyshuar pas zgjedhjeve te 8 majit ne terma te pergjithshem cilado forze politike fitofte. I njejti avaz do te ndodhe. Kontestime, ankimime, sherr ne kuvend, protesta nje tymnaje e papare qe heq vemendjen nga hallet e popullit dhe e kanalizon vemendjen e publikut ne zhvidhimet politike, deri ne zgjedhjet e ardhshme. Dhe pas zgjedhjeve te ardhshme e njejta gje si nje mit Sizifian, si nje rruge pa krye.

Edhe ne keto zgjedhje si ne ato te kaluarat fyerjet ndaj alternativave kundershtare nuk kane munguar, sepse ne demokraci nje parti ia kushton te gjitha energjite perpjekjes per te provuar se partia tjeter nuk eshte ne gjendje te qeverise dhe te dyja ia dalin dhe kane te drejte. Por ama nuk kane menduar as premtimet hiperbolike nga secili kandidat, sidomos ne garen per Tiranen aty ku lufta politike eshte me e prekshme.

Me premtime nga me marramendeset dhe me slogane nga me terheqeset. Dhe une kam frike te jetoj ne “token e premtuar” ne Tiranen e premtuar para zgjedhjeve. Aty ku do te ndertohet nje tramvaj, sepse nuk kam me justifikim kur vonohem per shkolle. Aty ku do te hapen 30 mije vende pune, sepse “ska pune” nuk pi me uje kur une dua te pushoj. Ne Tiranen e parqeve dhe te luleve, me pelqejne me shume kafet. Ne Tiranen e mireplanifikuar nga pikpamja urbanistike, me pelqen rremuja, me pelqen qe pallatet mbijne si kerpurdhat pas shiut. Me pelqen zhurma, kaosi trafiku me pelqejne te gjitha keto fundja e cna duhet nje Tirane Europiane, ne jemi Shqipetare. A ben nje zemer e re ne nje trup te plakur? E mua pergjigjja qe me vjen natyrshem eshte qe Jo. “Ju jeni te paret”, sigurisht qe ne jemi te paret. Por te paret per cfare? Te paret qe mashtrohen, te paret qe shkojne ne gremine, te paret qe sakrifikohen? Jemi te paret po, por deri me 8 maj. Edmond Burke, dikur thoshte se: “Populli Anglez (ne kete rast Shqipetar) mendon se eshte i lire. Ai gabohet. Ai eshte i lire ne kohen e zgjedhjeve dhe me pas eshte rob i te zgjedhurve te vet.” Dhe ne duket se nuk bejme ndryshim. “E vetmja rruge”, e cdo te thote kjo? Ne nje shoqeri demokratike nuk ka vetem nje rruge. Prandaj eshte demokratike. Ne ato vende ku ka vetem nje rruge regjimi mund te quhet me cfaredolloj emri despotizem, diktature nuk ka rendesi, por ama jo demokratike.

“Nese nuk mund ti bindesh te pakten bejini konfuze” dhe kjo eshte ajo qe partite tona politike po bejne.

Jam i bindur qe kam bere nje veprim antikombetar me thirrjen time per te mos votuar ndaj po ju them VOTONI! Votoni sepse duke mos votuar ua delegoni te drejten per te vendosur mbi fatin tuaj te tjereve dhe pastaj nuk keni te drejte morale te kerkoni llogari (pse e kemi bere ndonjehere deri tani? Po nejse...). Votoni sepse ne kete menyre rrezikoni te qeveriseni nga inferiore.

Monday, June 27, 2011

Gjuha e urrejtjes.


Sigurisht që nga titulli, me të cilin unë kam vendosur që të titulloj shkrimin tim, do te mendoni se do të shkruaj për gjuhën dhe rolin e saj në komunikim. Apo e kam gabim? Dhe në raste të tjera, unë do t’ju thosha se e keni gabim sepse ndonjëherë titulli është pak abstrakt dhe nuk tregon atë që duhet të tregojë. Por cuditërisht, nuk është ky një rast I tillë. Dhe vëtë po habitem, po po, po habitem. Por ju jo, madje ju duhet te gëzoheni.

“Fjala vret më shumë se plumbi” thoë një fjalë e mencur e popullit tonë mendjendritur.

Përpara se të filloj do të duhej të bëja disa sqarime të vogla dhe të nevojshme. Fjala gjuhë sipas kuptimit të Fjalorit të Gjuhës Shqipe midis të tjerave përkufizohet kështu (po citoj): “një mjet për të komunikuar me përdorimin e tingujve apo  simbolet konvencionale; "ai mësohen gjuhë të huaja"…"një sistem i fjalëve të përdorura në një disiplinë të veçantë; "ligjore,  terminologjinë ";" gjuhën e sociologjisë " etj..” Domethënë gjuha përvecse është një organ muskulor i vendosur ne aparatin pertypes është ajo e cila ndihmon në komunikimin dhe në shpërndarjen e informacionit. Kështu në fusha të ndryshme të jetës njerëzore, përdoren “gjuhë të ndryshme ” për të tejcuar gjithë mesazhin që kërkojmë të kumtojmë. Kështu kemi gjuhën e sociologjisë, të psikologjisë, gjuhën juridike, gjuhën antropologjike, ashtu sic kemi në fakt dhe atë, te pashmangshmen gjuhën që askush nuk e mësoi asnjëherë si duhet, por që të gjithë flasin për të sikur të ishin gjuhëtarë. Atë që askush nuk e pëlqen, por që e flasin të gjithë “gjuhën politike”. 

Gjuha politike është gjithë terminologjia, simbolet e pranuara gjërësisht në mënyrë arbitrare nga mbarë shoqëria (jonë) njerëzore, që artikulohen në lëmin e politikës dhe të vendimarrjeve në interes të publikut.
Sigurisht që implementimi i ideologjive të ndryshme në popull, propogandimi i ideve, shpalosja e alternativave (politike) bëhet përmes komunikimit apo jo? Dhe në rastin më të mirë përmes komunikimit me masat dhe një komunikim i tillë bëhet përmes fjalimeve në popull, përmes fjalimeve televizive, etj… Të cilët nga ana e tyre thërrasin në ndihmë “gjuhën” si medium, ose kanal për ti tejcuar mesazhet. Dhe duhet përdorur një gjuhë politike, duke qënë se jemi duke folur pikërisht për këtë fushë.

Historikisht gjuha, por mbi të gjitha ajo politike, ka shërbyer si element nxitës i zhvidhimit të frymës agresive, destruktive, apo të frymës së paqes dhe të bashkëpunimit. Vite më parë në Greqinë e lashte, një qytetar iu afrua Sokratit dhe i kerkoi ti mësonte oratorinë. Sokrati iu përgjigj: Qytetar ti po kërkon prej meje të të mësoj një ndër nderet më të mëdhaja të Republikës…(dhe unë e vazhdoj)…sepse gjuha mund të nisë një luftë apo mund të përfundojë një paqe.

Normalisht dhe brenda kufijve të logjikes, për një vend  demokratik, anëtar i NATO-s dhe që synon që së shpejti të bëhët pjesë e familjes së madhe Evropiane, gjuha e vetme që duhet të përdoret është ajo e bashkpunimit dhe dialogut progresist. Më thoni ju lutem kam apo jo të drejtë? Si si? Sigurisht, isha I bindur që do të më jepnit të drejtë. Por për fat të keq jot ë gjithë e mendojnë si ne. sepse nje gjë të tillë nuk e kemi parë asnjëherë të vetme gjatë gjithë këtyre viteve demokracie. Sidomos pas zgjedhjeve të 2009-es. Kur të dyja fuqitë dominuese “të tregut partiak” si e majta dhe e djathta kanë përdorur një gjuhë të ashpër politike kundrejt njëra-tjetres. Me akuza të ndërsjellta qqoftë politike, qoftë personale, qoftë të bazuara në fakte apo vetëm supozime. Sigurisht që një gjuhë e tillë e zbeh mundësinë e arritjes së një zgjidhjeje të mundshme për ngërcin politik qe ka pllakosur Shqipërinë tonë të brishtë, duke kaluar dhe në konfrontime fizike. Nxit urrejtjen, duke i bërë të dyja palët ta shohin tjetrin jo si një partner të mundshëm për bashkpunim, por si një armik që duhet mposhtur me cdo kusht me cdo mënyrë qoftë kjo gjoja dhe “për një të mirë të përgjithshme”. Ah o popull i shkretë sa gjëra bëhen në emrin tënd.
Politika është ballafaqim ideshë/alternativash dhe gjithmonë duhet të ekzistojnë alternativat e ndryshme në sistemet demokratike. Duhet të mbrosh alternativën tënde përballë tjetrës, duhet të shpjegosh idetë, projektet e tua dhe vizionin e programit tënd dhe vetëm për këtë duhet përdorur gjuha politike, vetëm për këtë. Jo për të fyer alternativën tjetër, jo për të mbjellë farën e urrejtjes, jo për të krijuar një kulturë kaotike të politikëbërjes.

Unë jam i ri, por nëse ka një kohë të vetmë që do të doja të isha i vjetër ajo është pikërisht sot. Sot sepse e ardhmja duket shumë e paqartë dhe e nesërmja, por ajo më e mira, shumë larg.

Saturday, November 27, 2010

Te drejtat e njeriut.

“Dhunimi sot i  te drejtave te njeriut eshte shkak per konflikte neser…”[1]
E pra nuk ka fjale me te duhur per te vene ne dukje rendesine e te drejtave te njeriut sesa kjo me lart.
Po cfare jane ne vetevete te drejtat e njeriut dhe nga rrejedhin ato?
"Të gjithë njerëzit janë të lirë dhe të lindur me të drejta dhe dinjitet të barabartë" -  kështu fillon neni 1 i "Deklaratës së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut". Të gjithë ne, që sa lindim, kemi të drejta të caktuara, të quajtura të Drejtat e Njeriut. Këto të drejta i takojnë çdonjërit dhe janë të patjetërsueshme, d.m.th., ato nuk mund t'i mohohen askujt. Tekstet në vazhdim paraqesin dy përkufizime tipike të të drejtave të njeriut, të nxjerra nga fjalorë të ndryshëm:
"Të drejtat e njeriut janë të drejtat e individit për mbrojtje ndaj ndërhyrjeve të shtetit, që i janë dhënë atij për shkak të ekzistencës si qenie njerëzore, Këto të drejta janë të përhershme dhe nuk mund të kufizohen nga shteti. Nga koha e luftës kundër absolutizmit rrjedh edhe karakterizimi i tyre si të drejta "të lindura" dhe "patjetërsueshme". Thelbi i të drejtave themelore apo i të drejtave të njeriut, janë dinjiteti i njeriut, e drejta e shprehjes së personalitetit, trajtimit të barabartë dhe barazisë para ligjit, liria e besimit dhe ndërgjegjes, e mendimit, shtypit, informimit dhe e mësimit, liria e mbledhjes dhe e bashkimit, zemërgjerësisë,,liria e profesionit dhe e punës, pacenueshmëria e banesës, garantimi i pasurisë dhe i të drejtës së trashëgimisë, e drejta e strehimit politik dhe e peticionit, si dhe të drejtat juridike, si garanci kundër arrestimit të padrejt"
"Në zhargonin politik, përkufizimi 'të drejtat e njeriut' paraqet në radhë të parë tërësinë e atyre të drejtave, të cilat individi mund t'i kërkojë vetëm për shkak të ekzistencës së tij si qenie njerëzore, dhe që duhet të sigurohen me ligj nga bashkësia për arsye etike. Në këtë kontekst bëhet fjalë edhe për të drejtat 'natyrore', 'parashtetërore', 'të lindura' apo 'të patjetërsueshme', në respektimin dhe sigurimin e të cilave legjitimohet një bashkësi politike."
Sigurisht qe te drejtat e njeriut nuk jane rastesore per te ardhur deri ketu ku jemi sot eshte dashur shume pune dhe perpjekje ne tab.me poshte jepet ne menyre te shkurtuar gjithe rruga e zhvidhimit te te drejtave te njeriut:
Ngjarjet më të rëndësishme në zhvillimin e të drejtave të njeriut
1215- Karta Magna Libertatum
1628-Petition of Rights (Angli)
1679-Dosja Habeas-Corpus (Angli)
 1776-Virginia Bill of Rights (SHBA) -  Deklarata Amerikane e Pavarësisë
1789- Deklarata e të Drejtave të Njeriut dhe të Drejtave Qytetare në Revolucionin Francez
26 qershor 1945-Karta e Kombeve të Bashkuara
10 dhjetor 1948- Deklarata e Përgjithshme e të Drejtave të Njeriut
4 nëntor 1950- Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut
19 dhjetor 1966- Pakti Ndërkombëtar për ë Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore- Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Qytetare dhe Politike
22 nëntor 1969- Konventa Amerikane për të Drejtat e Njeriut
1 gusht 1975- Dosja Përfundimtare e Helsinkit
27 qershor 1981- Karta Banjul e të Drejtave të Njeriut dhe të Drejtës Ndërkombëtare (Afrikë)
19 shtator 1981- Deklarata e Përgjithshme e të Drejtave të Njeriut në Islam
14 qershor 1992- Deklarata e Rios për Ambjentin dhe Zhvillimin
qershor 1993-Konferenca për të Drejtat e Njeriut (Vjenë)
Ideja e barazisë së të gjithë njerëzve (e drejta natyrore), e cila vlen për të gjithë, është zhvilluar qysh në filozofinë antike greke, pra para më shumë se 2000 vjetësh. Në krishtërimin e hershëm dhe në fetë e tjera, kjo traditë e të drejtave të njeriut është zhvilluar më tej: Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë nga Zoti dhe të gjithë kanë detyrime të barabarta përpara tij. Këto dy parime përbëjnë rrënjët e idesë së të drejtave të njeriut. Megjithatë, në atë kohë, ato nuk kishin të bënin shumë me realitetin politik. Ato pasqyronin më shumë mendime filozofike, të cilat edhe pse në fakt kishin ngritur kërkesa universale, zbatimin praktik në jetën politike e përjetuan hap pas hapi në fillim të Epokës së Re.
Rëndësi të veçantë në këtë aspekt pati në mënyrë të veçantë filozofia e së drejtës natyrore të Epokës së Re, sidomos e filozofit anglez Xhon Lok. Vepra e tij shënon fillimin e kapitullit të shfaqjes së idesë së të drejtave të patjetërsueshme të njeriut.
Liria dhe pasuria për Xhon Lokun janë të drejta të lindura të njeriut. Çdo shtet ka për qëllim mbrojtjen e këtyre të drejtave natyrore. Lok, në filozofinë e tij politike e lidh shtetin me të drejtat e njeriut, duke shënuar në këtë mënyrë hapin vendimtar të kalimit nga ideja abstrakte e të drejtave të njeriut në zbatimin e tyre konkret brenda shtetit. Këto ide u morën parasysh dhe u futën në kushtetutën e Anglisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Anglia ka luajtur rol vendimtar gjatë këtij zhvillimi. E ashtuquajtura „Magna Charta Libertatum", qysh në vitin 1215 i kufizoi mbretit disa të drejta, „Petition of Rights" i vitit 1628, siguroi paprekshmërinë e qytetarëve, ndërsa dosja „Habeas-Corpus" e vitit 1679 shënoi kalimin vendimtar në fazën e shpalljes së idesë së të drejtave të njeriut si të drejta të shprehura me ligj, në të drejtën konkrete të shtetit. Në të, qytetari u mbrojt nga arrestimi i paarsyeshëm: Detyrimi për t'u sjellë para gjykatësit brenda 20 ditëve i të arrestuarit.
Këto të drejta vlenin edhe për kolonitë angleze, si psh. në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në kuadrin e luftës për pavarësi, duke u mbështetur në idenë e Xhon Lokut, u formulua edhe katalogu i parë në histori i të drejtave të njeriut, “Virginia Bill of Rights” i vitit 1776, i cili bashkë me “Deklaraten Amerikane te Pavarsise” të po të të njëjtit vit,  numërohen si dokumentet më të rëndësishme në historinë e të drejtave njeriut. Të dyja këto janë të përgatitura si dokumente, të cilat ia vlen të lexohen.  „Virginia Bill of Rights" ngriti të drejtat e shënuara më poshtë si të drejta të patjetërsueshme të njeriut, të cilat që nga ajo kohë përbëjnë thelbin e të drejtave të njeriut:
E drejta për jetë, liri dhe pasuri
Liria e mbledhjes dhe liria e shtypit
E drejta e peticionit
E drejta për mbrojtje juridike
E drejta e votës
Duke u nisur nga Franca, zbatimi në formën kushtetuese i idesë së të drejtave të njeriut mori përmasa të përshpejtuara. Revolucioni Francez i vitit 1789 me parullën e tij „liberté, égalité, fraternité" pati ndikim shumë të madh. Më 26 gusht 1789 u pranua “Deklarata per te Drejtat e Njeriut dhe atyre Qytetare", e cila gjendet gjithashtu si dokument në faqen e materialeve. Në të bie në sy përpjekja patetike e theksimit të rëndësisë universale të të drejtave të njeriut. Me rëndësi të veçantë, në fillim ishte përfshirja e të drejtave të njeriut si të drejta themelore në kushtetutat kombëtare, gjë që u arrit me sukses gjatë shek.XIX në thuajse të gjitha shtetet evropiane. Zbatimi politik dhe juridik i idesë filozofike të të drejtave të njeriut u arrit deri në mesin e shekullit XX.
Në vazhdim u shfaq problemi i nevojës së vlerës universale, ndërsa karakterizimi i tyre si të drejta themelore ishte i kufizuar brenda kornizave të ngushta të shteteve kombëtare. Përpjekjet për të luftuar këtë kontradiktë, respektivisht përpjekjet për zbatimin universal politik dhe juridik të të drejtave të njeriut, përbëjnë gjithashtu nje zhvillim të të drejtave të njeriut.
Përpjekjet për realizimin e vlerës universale të të drejtave të njeriut në tërë botën i përshpejtoi krimi i tmerrshëm i Luftës së Dytë Botërore. Ajo që kishte ndodhur në këtë luftë, nuk duhet të përsëritej më. Të gjithë njerëzit në botë duhet të gëzonin të drejta dhe liri themelore. Kjo ishte njëherazi edhe arsyeja kryesore e themelimit të Kombeve të Bashkuara. Përmes bashkimit të të gjitha shteteve, të drejtat e njeriut synohej të mos mbeteshin më vetëm çështje e shteteve përkatëse, por çështje e bashkësisë së shteteve ndërkombëtare. Kjo gjë u garantua me nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet shteteve, nëpërmjet të ashtuquajturës Karta e Kombeve të Bashkuara, e cila u aprovua më 26 qershor të vitit 1945. Me këtë kartë, të gjitha shtetet anëtare detyrohen për bashkëpunim të ndërsjellë, dhe po ashtu çdo shtet i veçantë është i detyruar të bashkëpunojë me OKB-në, me qëllim që të arrihen qëllimet e saj (neni 56). Ndër qëllimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara është edhe vënia në jetë e të drejtave të njeriut. Sipas këtij neni, çdo anëtar i Kombeve të Bashkuara është i detyruar të respektojë të drejtat e njeriut. Anëtarë të organizatës, sot janë thuajse të gjitha vendet e botës. Për të përkufizuar saktë të drejtat e njeriut, është përpiluar edhe “Deklarata e Pergjithshme per te drejtat e Njeriut", e cila është aprovuar në dhjetor të vitit 1948.
Të drejtat e njeriut janë të drejta të lindura dhe vlejnë për të gjithë njerëzit në botë. Çdo njeri ka të drejtën e vet, nga fakti i të qenit njeri, pa marrë parasysh përkatësinë e tij kombëtare, besimin dhe seksin. Për këtë arsye, ato janë të pacenueshme, d.m.th. të përhershme, pra nuk mund t'i mohohen askujt. Funksioni i tyre themelor është mbrojtja e qytetarëve nga ndërhyrja e shtetit.
Të drejtat e njeriut mbulojnë shumë sfera të ndryshme të bashkëjetesës njerëzore. Për këtë arsye është e logjikshme ndarja e tyre në grupe të ndryshme:
Grupi i parë: Të drejtat personale
Grupi i dytë: Të drejtat politike dhe civile
Grupi i tretë: Të drejtat sociale dhe ekonomike
Grupi i katërt: Të drejtat e brezit të tretë
            Grupi i parë: Të drejtat personale
Grupi i parë përbëhet nga të ashtuquajturat të drejta personale. Ato janë të drejtat, të cilat kujdesen për mbrojtjen e njerëzve si të tillë nga ndërhyrja e shtetit, si dhe për paprekshmërinë e dinjitetit njerëzor. Si shembuj në këtë kontekst shërben e drejta për jetën, si kusht elementar për të gjitha të drejtat e tjera, si dhe e drejta e shprehjes së lirë të personalitetit. Se çfarë ndikimi kanë në jetë të drejtat personale, bëhet e qartë nga fakti se dënimi me dhunë fizike në rastet e shkeljes së ligjit, deri në shekullin e kaluar praktikohej edhe në vendet demokratike. Jo shumë dekada më parë, ishte normal edhe ndëshkimi i nxënësve me rrahje nga mësuesit, për shkak të sjelljes jo të mirë! Të drejtat personale përbëjnë thelbin e të drejtave të njeriut. Ato i gjejmë në të gjitha dokumentet për të drejtat e njeriut.
Grupi i dytë: Të drejtat politike dhe civile
Përballë të drejtave personale, të drejtat politike dhe të drejtat civile apo qytetare, përbëjnë grupin e dytë të të drejtave të njeriut. Qëllimi i tyre është garantimi i pjesëmarrjes së lirë të secilit në jetën politike të shoqërisë ku ai jeton, pa pa pasur frikën e një dënimi.  Në këtë kontekst, e drejta e shprehjes së lirë të mendimit dhe e drejta e shtypit luajnë rol të rëndësishëm. Në to pasqyrohen qëndrimet e njerëzve ndaj qeverive të tyre. Nëse pengohet shprehja e lirë e qëndrimeve në fjalë, atëherë qeveria e humb të drejtën e përfaqësimit demokratik të interesave të qytetarëve të saj.
Grupi i tretë: Të drejtat sociale dhe ekonomike
Të drejtat sociale dhe ato ekonomike përbëjnë një grup tjetër të të drejtave të njeriut. Qëllimi i tyre është sigurimi i çdo personi me gjërat elementare, të nevojshme, të paktën për sigurimin e ekzistencës së tij. Këtu hyn edhe e drejta për arsim. Duke u nisur nga fakti se për një jetë dinjitoze, përveç sigurimit të ushqimit, është e nevojshme edhe përmbushja e kërkesave të tjera, atëherë bëhet i domosdoshëm edhe krijimi i kushteve elementare për zhvillim.
Grupi i katërt: Të drejtat e brezit të tretë
Të ashtuquajturat Të drejtat e brezit të tretë, janë futur relativisht vonë në grupin e të drejtave të njeriut. Ato kujdesen që të drejtat e njeriut të mos konsiderohen si një ligj i ngurtë, por si të drejta të cilat zhvillohen dhe ndryshohen. Përveç kësaj, ato pasqyrojnë edhe faktin e ekzistencës së problemeve të reja, të cilat rrezikojnë të drejtën e personit për të jetuar.
Përveç të drejtave për zhvillim, të cilat kanë për qëllim zvogëlimin e ndarjes mes të varfërve dhe të pasurve në botë, si të drejta të brezit të tretë konsiderohen në radhë të parë edhe të drejtat e ambjentit. Ato kanë për detyrë sigurimin e kushteve për mbrojtjen nga dëmtimi i tepërt, apo nga shkatërrimi i hapësirës natyrore jetësore të njeriut. Që nga Konferenca Botërore e Mbrojtjes së Ambjentit të Jetesës, e mbajtur në Rio de Zhaneiro në vitin 1992, është në rritje e sipër rëndësia e të drejtave, si e drejta e njeriut për një ambjent të shëndetshëm -  sidomos për brezat e ardhshëm. Siç shihet, të drejtat e njeriut nuk janë statike, por ato zhvillohen, dhe kjo mundëson reagimin ndaj sfidave të reja, si ajo e problemit global për mbrojtjen e ambjentit, me të cilat përballet njerëzimi.
Të drejtat e dy grupeve të fundit, shpesh të njohura edhe si "të drejta të solidaritetit", nuk janë të pakontestueshme. Ato ndryshojnë në aspektin cilësor nga të drejtat e dy grupeve të mëparshme, të cilat duhet të zbatohen kudo. Teksti në vazhdim jep një vështrim më të hollësishëm:
"Që nga rënia e regjimit komunist dhe diskreditimit të idesë që përfaqësonte ai, janë zvogëluar edhe diskutimet ideologjike rreth të drejtave të njeriut. Në aspektin botëror ka dalë në sipërfaqe në mënyrë të veçantë nevoja e diskutimeve rreth dy çështjeve: E para ka të bëjë me nevojën e një kategorizimi të ri kolektiv të të drejtave të njeriut, ndërsa tjetra ka të bëjë me problematikën e një baze universale të idesë së të drejtave të njeriut, duke u nisur nga shumllojshmëria e kulturave botërore. Përfaqësuesit e hemisferës jugore, por edhe mbrojtësit progresivë të ideve të të drejtave të njeriut në veri, angazhohen që në kuadrin e diskutimit të parë të përfshijnë të ashtuquajturat "të drejta solidare" në konceptin universal të të drejtave të njeriut. Këtu bëjnë pjesë në radhë të parë e drejta për paqe, e drejta për zhvillim, dhe e drejta për ambjent të pastër. E diskutueshme ka mbetur çështja nëse mund të futen këto qëllime kolektive si elemente të barabarta në një kategori të të drejtave ligjore me të drejtat individuale politike. Të drejtat e përmendura solidare janë, pa asnjë përjashtim, shprehje e gjendjes kolektive dhe si kusht kërkojnë një angazhim aktiv politik - gjithnjë duke pasur parasysh edhe mundësimin e mosrealizimit apo dështimit të tyre. Për filozofinë e të drejtave të njeriut, rëndësi të veçantë ka pasur gjithnjë karakteri moral dhe ligjor i këtyre të drejtave, si të drejta individuale të secilit, të cilat duhet të respektohen dhe realizohen në çdo kohë dhe në çdo vend. 
Te drejtat e njeriut jane universale, te pandashme, te patjetersueshme dhe plotesojne njera tjetren por  nje debat tjeter I zjarrte eshte hapur edhe per sa I perket te drejtave te njeriut dhe lidhjes se tyre me fene.
Diskutimet rreth hamendjes lidhur me çështjen e vlerës universale të të drejtave të njeriut, për të cilat shpesh thuhet se kanë lindur tepër për Evropën e krishterë, kanë dhënë rezultate të dukshme. Ato janë arritur gjithashtu me dialogun mes feve dhe kulturave botërore, duke gjetur në këtë mënyrë vlera të përbashkëta themelore për të gjithë njerëzit, pra një etikë botërore.
Bazë e këtij zhvillimi ka qenë Parlamenti i Besimeve Botërore, i cili pas bisedimeve të shumta e të lodhshme u mblodh në vitin 1993 në Chicago, dhe aprovoi "Deklaratën e Etikës Botërore".
Zhvillim të ngjashëm kanë përjetuar edhe përpjekjet e InterAction Councils, të përbërë nga ish kryetarët e shteteve dhe qeverive të shumë vendeve të botës, i cili ka propozuar aprovimin e një "Deklarate të Përgjithshme për Detyrat e Njeriut", si plotësim i "Deklaratës së Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut".
Themel i përpjekjeve për gjetjen e vlerave të përbashkëta, të cilat do të njiheshin nga i gjithë njerëzimi, është konstatimi se është më se e nevojshme gjetja e një parimi të përbashkët për të gjithë botën, të gjitha kulturat dhe fetë dhe për të gjitha kohët. Në çdo moment kjo do të shënonte thelbin e çdo etike, pra gjetjen e një Rregulle të Artë. Në të bazohen të gjitha etikat e njohura. Ajo është baza e veprimeve legjitime të individëve, grupeve, shteteve dhe bashkësive të shteteve. Rregulla e Artë thotë: "Sillu me tjetrin, ashtu siç dëshiron që të tjerët të sillen me ty". Të njëjtën gjë e thotë edhe "Deklarata e Etikës Botërore":[2]
Nënvizojmë se në mësimin fetar ekziston një bazë e përbashkët e vlerave thelbësore, dhe se këto vlera përbëjnë bazën e një Etike Botërore.
Deklarojmë, se kjo e vërtetë është e njohur, por ajo duhet të vihet në jetë me zemër dhe vepër.
Deklarojmë se ekziston një normë e paanuluar dhe e pakushtëzuar për të gjitha fushat e jetës, për familjet dhe komunitetet, për racat, kombet dhe fetë. Tashmë ekziston një direktivë e lashtë për sjelljen njerëzore, e cila është gjetur edhe në mësimet fetare të botës dhe është kusht për një rend të qëndrueshëm botëror.
Deklarojmë:
Ne të gjithë jemi të varur nga njëri-tjetri. Çdonjëri prej nesh është i varur nga mirëqenia e përgjithshme. Për këtë arsye, ne kemi respekt për bashkësinë e qenieve të gjalla, njerëzve, kafshëve dhe bimëve, dhe kemi kujdes për ruajtjen e vendit, ajrit, ujit dhe tokës.
Ne mbajmë përgjegjësi individuale për të gjitha veprimet tona. Të gjitha vendimet, veprimet dhe mosveprimet tona kanë pasoja.
Ne duhet t'i trajtojmë të tjerët, ashtu siç dëshirojmë të trajtohemi prej tyre. Ne jemi të detyruar të respektojmë jetën dhe dinjitetin, individualitetin dhe dallueshmërinë, në mënyrë që çdo njeri të trajtohet në mënyrë njerëzore pa përjashtime. Ne duhet të jemi të duruar dhe të pranojmë. Ne duhet të jemi në gjendje të falim, duke mësuar nga e kaluara, megjithatë kurrë nuk duhet të lejojmë që të mbetemi pengje të kujtimeve të urrejtjes. Duke ia hapur zemrën njëri-tjetrit, ne duhet t'i varrosim grindjet tona të vjetra për hir të çështjes së bashkësisë botërore dhe të praktikojmë një kulturë të solidaritetit dhe të mirëkuptimit të ndërsjellë.
Ne e konsiderojmë njerëzimin si familjen tonë. Ne duhet të përpiqemi të jemi të përzemërt dhe bujarë. Ne nuk duhet të jetojmë vetëm për vete, por duhet t'u shërbejmë edhe të tjerëve, dhe asnjëherë nuk duhet të harrojmë fëmijët, pleqtë, të varfërit, të përvuajturit, të gjymtuarit, refugjatët dhe të vetmuarit. Askush nuk duhet të  konsiderohet, të trajtohet apo të shfrytëzohet në ndonjë mënyrë tjetër si qytetar i dorës së dytë. Duhet të ekzistojë një partneritet i barabartë mes burrit dhe gruas. Ne nuk duhet të kryejmë kurrfarë amoralitetesh seksuale. Duhet t'i shmangemi çdo lloj forme të sundimit apo të keqpërdorimit. Ne bazohemi në një kulturë pa dhunë, të respektit, drejtësisë dhe paqes. Ne nuk do të shtypim, dëmtojmë, torturojmë apo vrasim askënd dhe do të heqim dorë nga përdorimi i dhunës, si mjet për shprehjen e diferencave.
Ne duhet të punojmë për një rend të drejtë social dhe ekonomik, në të cilin secilit do t'i jepet mundësi e barabartë për të shfrytëzuar plotësisht të gjitha mundësitë e tij si njeri. Ne duhet të flasim të vërtetën dhe të veprojmë drejt dhe me ndjenjë për tjetrin, duke u sjellë në mënyrë të sinqertë në raport me të gjithë dhe duke mënjanuar paragjykimet dhe urrejtjen. Ne nuk duhet të vjedhim. Për më tepër, ne duhet të mundim vesin për pushtet, prestigj, para dhe konsum, për të krijuar një botë të drejtë dhe paqedashëse.
Bota nuk mund të ndryshohet për të mirë, nëse nuk ndryshohet së pari vetëdija e secilit. Ne premtojmë se do të zgjerojmë aftësinë tonë të perceptimit duke disiplinuar shpirtin tonë nëpërmjet meditimit, lutjes apo duke menduar pozitivisht. Pa rrezikuar dhe pa gatishmëri për të sakrifikuar, nuk mund të ketë ndryshim të situatës në të cilën ndodhemi. Për këtë arsye, ne i referohemi kësaj  Etike Botërore, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe formave të pranueshme sociale, paqenxitëse dhe ekologjike të jetesës.  Ftojmë të gjithë njerëzit që të bëjnë të njëjtën gjë, pa marrë parasysh nëse janë ose jo fetarë.
Dinjiteti i njeriut
Të drejtat dhe dinjiteti i njeriut janë të pandashme nga njëri-tjetri. Këtë e shpjegon edhe krahasimi i tekstit në vazhdim, i nxjerrë nga përkufizimki i një fjalori mbi temën e komplikuar të dinjitetit të njeriut
"Dinjiteti i njeriut është vlera e brendshme dhe njëkohësisht e drejta sociale dhe e drejta për t'u nderuar, e cila i takon njeriut nga vetë vullneti i tij. Dinjiteti i njeriut i takon çdo njeriu, ai është i lindur dhe i patjetërsueshëm. Në të kanë pjesë si të palindurit, ashtu dhe të vdekurit. Respektimi i tij do të thotë që shteti është i detyruar të heqë dorë nga çdo gjë që e rrezikon atë. Ai duhet ta respektojë njeriun si person, nuk duhet ta bëjë objekt të veprimit të shtetit dhe nuk duhet ta keqpërdorë për asnjë qëllim. Mbrojtja e dinjitetit të njeriut do të thotë që shteti ka për detyrë të ndërmarrë çdo gjë për t'iu kundërvënë cenimit të dinjitetit të njeriut - edhe nga persona të tretë [3]"
Po e mbull kete ese me Preambulen e Deklarates Universale te te drejtave te njeriut miratuar  me 10 dhjetor 1948 e cila shpreh me se  miri gjithe filzofine persa I perket te drejtave te njeriut.
Pasi njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme
të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themeli i lirisë, drejtësisë dhe
paqes në botë. Pasi mosrespektimi dhe përbuzja e të drejtave të njeriut ka çuar drejt akteve
barbare, të cilat kanë ofenduar ndërgjegjen e njerëzimit, dhe pasi krijimi i botës në
të cilën njerëzit do të gëzojnë lirinë e fjalës, të besimit dhe lirinë nga frika e varfëria
është shpallur si dëshira më e lartë e çdo njeriu.Pasi është e nevojshme që të drejtat e njeriut të mbrohen me dispozita juridike, në mënyrë që njeriu të mos jetë i detyruar që në pikën e fundit të bëjëkryengritje kundër tiranisë dhe shtypjes. Pasi  është e nevojshme që të nxitet zhvillimi i marrëdhënieve miqësore midiskombeve.Pasi popujt e Kombeve të Bashkuara vërtetuan përsëri në Kartë besimin e tyre nëtë drejtat themelore të njeriut, të dinjitetin dhe vlerën e personit të njeriut dhebarazinë midis burrave dhe grave dhe pasi vendosën që të nxisin përparimin shoqëror dhe të përmirësojnë nivelin e jetës në liri të plotë. Pasi shtetet anëtare u detyruan që, në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, tësigurojnë respektimin e përgjithshëm dhe zbatimin e të drejtave të njeriut dhe tëlirive themelore.Pasi kuptimi i përbashkët i këtyre të drejtave dhe lirive është më i rëndësishëm përrealizimin e plotë të këtij detyrimi:
si ideal të përgjithshëm të cilin duhet ta arrijnë tëgjithë popujt dhe të gjitha kombet, në mënyrë që çdo njeri dhe çdo organizëmshoqëror, duke pasur parasysh gjithmonë këtë Deklaratë, të përpiqet që, me anë tëmësimit dhe edukimit, të ndihmojë në respektimin e këtyre të drejtave dhe lirive
dhe që, me anë të masave progresive kombëtare dhe ndërkombëtare, të sigurohet
njohja dhe zbatimi i tyre i përgjithshëm dhe i vërtetë, si midis popujve të vetë
shteteve anëtare, ashtu edhe midis popujve të atyre territoreve që janë nën
administrimin e tyre.” [4]


[1] Ish përfaqësuese e Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Meri Robinson
[2] Marre nga http://www.dadalos.org/alb/Menschenrechte/grundkurs_mr2/Weltethos/dokum_1.htm
[3] Jean Amery, Die Tortur; cituar nga: Thema im Unterricht 11/1997,
[4] Deklarat Universale e te drejtave te njeriut 10 djetor 1948
-------------------------------------
Bibliografia
Daci, Jordan. “Te Drejtat e Njeriut”, Tirane 2006
Deklarata Universale e te drejtave te njeriut miratuar  me 10 dhjetor 1948
        "Deklarata mbi Etikën Botërore"
(Parlamenti i Besimeve Botërore, 4  Shtator 1993, Chicago)
Jean Amery, Die Tortur; cituar nga: Thema im Unterricht 11/1997,



                            Demokraci apo…
Ishte e hene mbasdite. Sapo isha kthyer nga shkolla dhe po shlodhesha, ulur ne divan. Kishte qene nje dite e lodhshme. Me shume ore mesimi. Gati po dremisja, nderkohe qe ne sond po degjoja zerin e spikerit te televizionit qe po jepte lajmet dhe babai im qe po I degjonte ato me kujdes. Kriza, protesta, kutite, liberalizimi I vizave te gjitha keto kalonin nga njeri vesh dhe dilnin nga tjetri. Asgje nuk po fiksoja dot. Cfare nuk po me punojnte truri? Por jo sot ne mesim kisha qene mire apo mos ndoshta ngaqe jemi lodhur nga gjera te tilla pot e njejta dhe e vetmja gje qe duam eshte pakez qetesi? Mos eshte shume kjo qe po kerkojme? Nuk e besoj fundja jemi njerez. Kur midis te gjithave degjoj fjalen demokraci. Mos u kujtova, te nesermen kishim per te dorezuar esene tone mbi te.
Brof ne kembe I shqetesuar me nje pamje qe besoj te kallte daten nga fytyra qe beri babai im. Shkoj ne dhomen time dhe e mbyll deren me zhurme nga mbrapa. Marr laps dhe leter dhe ulem te shkruaj. Po cfare se? Asgje nuk po me vinte ndermend. Se di pse me kujtohet mengjesi I po asaj dite dhe Hobbsi me ligjin e tij te natyres kur thote se: “Miresjellja dhe mirenjohja jane virtyt”. Kur ne fakt sapo u u cova, pasi u bera gati dhe u nisa per ne shkolle pashe se ashensori nuk punonte. Zbrita shkallet me pertese. Vajta deri te stacioni I autobuzit. Po prisja aty kur hopa vjen I pari. Po ce do ishte plot nuk kishe ku te hidhje kokrren e molles. Pres te dytin I cili cuditerisht nuk vonon, por ce do dhe ai plot. Megjithate me mundim arrij te ngjitem lart. Berryla dhe shkelma nga te gjitha anet, e tmerrshme. Vjen fatorinoja si nje guardian burgu me fytyren e tij te vrazhde prej allcie duke me hungerire ne fytyre: -Leket! O zot po nuk mund te ishte pak me I sjellshem me I ngrohte ci kushtonte atij nje “miremengjes” I thjeshte, ma prishi dite e mori we mira e mori pa e nisur akoma. Them me vete Hobbsi e paska pasur gabim. Miresjellja dhe mirenjohja  jane luks ne demokracine tone
Mos prape demokraci. E mbledh veten duhet patjeter te shkruaj per te. Atehere kujtohem per demokracine tone te “re” (e re I thencin sepse jkane plot 20 vjet) dhe lufta qe na eshte dashur te bejme per ta patur ate mes nesh. Jemi popull I vuajtur me nje histori te pasur nga pas. Ku shpesh kemi jetuar te varur, te pushtuar nga te tjeret. Pa na u dhene mundesia te shprehim potencialin tone. Nga pushtimi 5 shekullor Turk qe na shnderroi komplet deri tek nje lloj I ri shtypjeje ai despotic nga brenda. E fituam. E fituam demokracine me sloganin e famshem: “Ta bejme Shqiperine si gjithe Europa ”. Te thena pikerisht nga gojet e shumices se politikaneve qe jane sot ne pushtet apo opozite. Po sot pas 20 vitesh ku jemi? A e “bene” dot si Europa? Nje jo e madhe me vjhen si pergjigje.
Ku e vetmja arritje e madhe e demokracise sone per te cilen ia  vlejtem te permendeshim ne faqet e par ate gazetave te botes ishte “lufta civile” e vitit 1997. Shembulli mke I keq I mundshem I nje menazhimi te nje vendi demokratik ku korrupsioni dhe padrejtesite bene qe te mos mbante me uje pilafi.
Aristoteli thoshte 2 mije vite me pare: “Njeriu eshte nje kafshe politike” e cila krijon lidhje shoqerore qe reflektohen ne sistemin qeverises te cdo vendi. Por mesa duket ne kemi lexuar vetem pjesen e pare te thenies se tij te famshme. “Demokracia rreshket ne demagogji”-vazhdonte ai dhe mesa duket kjo e jona eshte vetem nje hap larg. Demokracia eshte pushteti I popullit per popullin dhe ushtrimi I saj nga komuniteti I cili ka shumicen ku cdonjeri prej nesh eshte I rendesishem dhe vendos per fatet e vendit te tij. Por a jam une ne pushtet? A ndikoj une ne vendimmarrje? Po jut e dashur student jeni ne pushtet? Po ju te dashur lexues a ju pyet kush? Pergjigje nuk dua. Mund ta imagjinoj ate ne mos e di qe tani.
Ne themel te demokracise apo ten je shteti demokratik qendron transparenca ne punet e shtetit. Por jo ketu te ne. Ketu  asnje nuk I jep llogari askujt. Te gjithe jane vete ligji vete maliqi. Askush nuk e di se cbehet me leket tone te taksave, se ku shkojne ato. Askush nuk dig je per punet e pushtetareve. A thua ju interesojne vetem atyre?
Kohe me pre Monteskieja thoshte se pushtetin nuk mund ta kete ne dore nje njeri I vetem se kthehet ne tiran, prandaj ai duhet ndare ne disa pushtete (legjislativ, ekzekutiv, gjyqesor) pa mundesi qe njeri prej tyre te jete mbi tjetrin te gjithe njelloj te gjithe te pavarur. Po tek ne funksionon keshtu? Besoj se jo. Me ndryshimete reja kushtetuese te bera para zgjedhjeve te qershorit gjithcka perqendrohet ne duart e njeshit te parties (rrjedhimisht kryetarit te qeverise). Listat e mbyllura per deputete te bejne qe mjafton ta kesh mire mire me te dhe hop u bere deputet. Ai jhnuk mund te shkarkohet sepse ne moment duhet te jepet emir I kryeministrit te rid he te mioratohet. Realisht gje e cilas ska te ngjare sepse te gjithe ata qe jane aty I detyrohen karriken atij njeriu
Keshtu pra vendi me I shenjte I demokracise kuvendi kthehet ne monopol. Ne nuk kemi repsekt per ligjin me te larte te shtetirt kushtetuten dhe e ndryshojme ate sipas qejfit imagino cmund te bejem me te tjerat. Kuvendi eshte kthyer ne nje teater politik. Ku mbrojne, diskutojne, miratojne projektligje qe askush nuk I kundershton. Pa opozite e cila nga ana e saj kerkon legjitimitetin. Ne forma demokratike ose jo? Se di eshte e drejta e saj te perdore cdo lloj menyre.
Po pushteti I katert media cfare ben? Kush kjo medias qe eshte bere me keq se politikanet e ndare me dysh. Ku dhe lajmet I interpretojne sipas ngjyrimeve politike qe perkrahin ne menyre teresisht subjective dhe aspak objective. Jemi bere si kembet e dhise do te thoshin te paret tane.

Rusoi thoshte: “Njeriu lind I lire por jeton ne zinxhire”. Por ama nene zinxhiret e ligjit ne jetojme nene zinxhiret e politikaneve tane te paafte. Kur do ti zevendesojme ata me zinxhiret e ligjit, mundesise, barazise, merite? Eh jo per kete skam pergjigje. Kush e di…

Friday, August 13, 2010

First post, in my first blog

Hey!!!
Hello Everybody this is my first not just personal blogg and as u may notice this is my first post in it.
I hope this will be a good start for me :)
Thanks